Rummenigge zë vendin e Agnellit në krye të ECA-s: Superliga Europiane jo zgjedhja e duhur!
Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, komentoi vendimin për të mos u bashkuar me projektin e Super League. Skuadra bavareze nuk ka pranuar të ndryshojë destinacion dhe të bashkohet me 12 klubet themeluese të formatit të ri evropian.
“FC Bayern nuk mori pjesë në planifikimin e një Super League. Bayern mirëpret reformat e Champions League sepse ne besojmë se ato janë hapi i duhur për zhvillimin e futbollit evropian … Unë nuk mendoj se Super League do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane të shkaktuara nga Covid.
Përkundrazi, të gjitha klubet në Evropë duhet të punojnë në solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, në veçanti pagat e lojtarëve dhe tarifat për konsulentët, të rregullohen me të ardhurat për ta bërë futbollin evropian më racional”.
Rummenige u zgjodh sot në Komitetin Ekzekutiv si zëvendës i Andrea Agnellit që hoqi dorë nga ky post por edhe ai i presidentit të ECA (Shoqata Europiane e Klubeve)
KOHA JONË SONDAZH

