Sa u gjobit Reus për ngarjen e makinës pa patentë?

Mesfushori i njohur i ekipit kombëtar gjerman të futbollit, Marco Reus u gjobit 540 000 euro (670 000 dollarë) për ngarjen e makinës pa patentë, njoftoi sot gazeta më e shitur gjermane ”Bild”. Ajo citoi Reusin, i cili luan me ”Borussia Dortmund”, se nuk kishte patur kurrë patentë dhe se do ta pranonte gjobën. Kjo nënkupton se ai nuk do të përballet me gjykatën. “Reus u kap nga policia në muajin mars, ndërkohë që prokurori i çështjes, Henner Kruse tha se ai kishte lëvizur të paktën gjashtë herë pa patentë mes viteve 2011-14”, thotë ”Bild”. “Është një çmenduri”, deklaroi Reus për gazetën. “E mora mësimin e duhur dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë”, shtoi ai. Gazeta ”Bild” thotë se gjoba u vu bazuar mbi pagën e tij mujore që është 180 000 euro. Reus premtoi se do të pajisej me patentë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?