Sadiku shpërthen në Bolivi, shënon dy gola (VIDEO)
Armando Sadiku më në fund është çliruar dhe u është përgjigjur kritikave me një dopietë. Sulmuesi elbasanas i kombëtares shqiptare zhbllokoi sfidën në transfertën ndaj San Jose me një gol në minutën e 22-të, ndërsa në të 45-ën shënoi golin e tretë për Bolivarin dhe kompletoi dopietën personale.
Kjo ishte përgjigja më e mirë që Sadiku u dha në fushë kritikave, pasi javët e fundit jo pak tifozë të skuadrës së bolivarit kishin shprehur rezerva për formën e sulmuesit shqiptar, i cili pak ditë më parë humbi edhe një penallti.
Le premier but (enfin) d'Armando Sadiku (TCC) #CopaTigo #SanJoseBolivar pic.twitter.com/6dWLxKMRxP
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 8, 2021
Le doublé d'Armando Sadiku (qui se réveille enfin) #DivisionProfesional pic.twitter.com/goSKaNYFIw
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 8, 2021
KOHA JONË SONDAZH

