Sahiti tjetër sinjal Rejës, gol dhe asist me Sibenikun (VIDEO)
Një gol dhe një asist në ndeshjen e fundit. Emir Sahiti është kuqeziu që po shkëlqen me Sibenik, duke i dhënë mesazhe të njëpasnjëshme trajnerit Edy Reja, për një vend në Kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi, i huazuar nga Hajduku i Splitit, ishte protagonist absolut në ndeshjen ku skuadra e tij u thye 3-2 nga Istra, teksa festoi edhe me simbolin e shqiponjës.
22-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses Shpresa, ngjitet në kuotën e 7 golave sezonale dhe është në “Top 10” shënuesit më të mirë në këtë sezon në Kroaci.
KOHA JONË SONDAZH

