San Lorenzo, sfidon Realin në finale

Skuadra argjentinase, San Lorenzo, është kualifikuar për në finale të botërorit të klubeve, duke mposhtur në gjysmëfinale, skuadrën Auckland City, me rezultat 2:1, pas vazhdimeve.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1.

Pablo Barrientos në minutën e 45’, shënoi për San Lorenzon. Në minutën e 67’, Angel Berlanga, barazoi në 1:1, me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve, Matos, i ktheu epërsinë skuadrës argjentinase, epërsi që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në finale San Lorenzo takohet me Realin, ndërsa finalja do të luhet ditën e shtunë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?