“San Siro” bëhet makth për Milanin, kanë pësuar 5 nga 6 humbet sezonale
5 nga 6 humbjet e këtij sezoni për Milanin në Seria A, kanë ndodhur në stadiumin “San Siro”. Hendeku midis performancës në shtëpi dhe jashtë është jashtëzakonisht i madh: 26 pikë (nga 51) në shtëpi, 40 larg.
Pioli po përpiqet ta zbusë këtë makth, por ndoshta as ai nuk i ka kuptuar arsyet pas një shfaqjeje kaq të ndryshme. Sigurisht, nëse fatkeqësisht sezoni kuqezi do të përfundonte më poshtë se vendi i katërt, atëherë mungesa në Champions do të ishte faji, të thuash kështu, i “San Siros”. Problemi është se në vitin 2020, “Djalli” i pati mësuar të gjithë shumë mirë. Sidomos në shtëpi, ku kishte dështuar vetëm dy herë.
Udhëtimi në Serie A, në “San Siro”, për vitin 2021 tregon se në 10 ndeshje Milani ka fituar 3, ka barazuar 2 dhe ka humbur 5 (12 gola të shënuar dhe 15 të pësuar). Pra, 11 pikë në 10 ndeshje, nga 30 në dispozicion.
5 humbjet e vitit 2021 janë i njëjti numër i atyre që u regjistruan në 36 ndeshjet e kampionatit të mëparshëm. Kjo gjë kishte ndodhur vetëm tri herë në historinë e klubit, para këtij viti. Statistikat që japin një ide të mirë se sa serioz është problemi “San Siro”.
KOHA JONË SONDAZH

