Sançez tradhton të dashurën, i ofron një studenteje 1 mijë euro për bërë seks
Aleksis Sançez është vetëm çështje orësh që të zyrtarizohet te skuadra e Mançester Junajtid. Futbollisti kilian do të largohet nga Arsenali, ndërkohë që në orët e fundit kanë dalë dhe detaje nga jeta e tij private.
Sançez i ka ofruar një studenteje 1 mij paund vetëm për të kaluar një natë me të. Paulina Sobierajska ka zbuluar mesazhet sekrete që ka pasur me sulmuesin.
“Sa para do për të bërë seks me ty”, i ka thënë sulmuesi i ri i Juanjtid që do të përfitojë 505 mijë paund në javë. Ajo ka treguar se në një bar në Londër. “Ai më shikonte dhe buzëqeshte. Nuk e dija se kush ishte. I mbante sytë drejt meje, ishte pak e çuditshme. Më pas e mësova se ishte Aleksis Sançez i Arsenalit. Ai më pyeti se sa doja që të bëja seks me të dhe unë i thash me shaka 10 mijë paund për ta bërë të dukej keq”, ka treguar 20-vjeçarja. Sançez është i lidhur me Mayte Rodriguez, por kjo nuk e ka ndalur që ai ta tradhtojë bukuroshen.
KOHA JONË SONDAZH

