FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sanchez mund i vetëm Parmën, Interi arratiset +6 nga Milani në krye (VIDEO)

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, duke marrë fitoren e 6-të radhazi. Skuadra e Contes triumfoi me vështirësi 2-1 në transfertën ndaj Parmës. 45 minutat e para u mbyllën me rrjetet e paprekura, me Parmën që pati një mundësi të artë me Kurtic, ndërkohë që edhe zikaltrit shpërdoruan me Lukakun.

Në fillimin e pjesës së dytë do të bëhej protagonist, Alexis Sanchez me dy gola të shënuar në harkun e 8 minutave. Sulmuesi argjentinas i shpërbleu besimin trajnerit Conte që e aktivizoi nga minuta e parë.

Parma ndërkohë nuk u dorëzua, duke shkurtuar diferencën në minutën e 71-të me Hernanin pas një goditje me kokë. Interi gjithsesi e ruajti avantazhin deri në fund, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. Zikaltrit mbeten në krye të renditjes me 59 pikë, 6 më shumë se Milani. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?