Sansone: E urrej Juven, do jap gjithçka që mos shkojnë në Champions!

Fitorja është alternativa e vetme e Juventusit në takimin e mbrëmjes së sotme kundër Bolognës. Bardhezinjtë presin edhe dhuratë nga Atalanta ose Hellas Verona për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Nicola Sansone, një ish-tifoz i Milanit, por tashmë pjesë e Bolognës ka paralajmëruar bardhezinjtë që do të bëjë gjithçka që ata të mos shkojnë në Champions.

“Ju premtoj që nuk jam më tifoz i Milanit që prej momentit që debutova në futbollin profesionist. Kam pasur simpati për ekipet e Milanos, por për Juventusin kurrë, asnjëherë s’i kam dashur. Do japim gjithçka ndaj tyre, nuk dua që të shkojnë në Champions“, deklaroi sulmuesi italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?