Scholes injoron rregullat e koronavirusit, 7 ore festë ditëlindje

Festa e ditëlindjes e djalit të Paul Scholes, ish-mesfushori simbol i Djajve të Kuq të Ferguson, është kthyer në një çështje kombëtare në Angli.

Sipas “The Sun”, ai ka organizuar një festë për 19-vjetorin e djalit të tij Arron dhe, për ta shfajësuar, e ka bërë këtë disa ditë para vendimit për rikthimin e karantinës.

Por festa është zhvilluar pak orë pas lajmërimi dhe është zhvilluar sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pa respektuar distancën e sigurisë dhe pa maska.

Swiss Digital Desktop Reklama

“The Sun” ka publikuar deklarata e disa fqinjëve të Scholes, që kanë folur për një mungesë totale respekti: “Paul është i adhuruar nga shumë tifozë në  të gjithë botën, është një simbol i United. Një si ai duhet të japë shembullin, por kjo ka qenë një sjellje egoiste”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?