Scholes: Kam marrë vetëm telefonatë në jetë, ja si refuzova Interin

Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka zbuluar një prapaskenë nga merkato në një intervistë që ka dhënë për “BBC Radio 5 Live”.

“Nuk isha në dijeni të një interesimi nga ndonjë skuadër. Mora një telefonat nga një agjentin i vjetër, Bryan Robson, i cili më telefonoi gjatë kohë që ishim në Euro 2000 për të më pyetur nëse isha i gatshëm për të shkuar tek Interi. Kjo ishte e vetmja telefonatë që kam marrë.

Deri tani nuk kam folur me asnjë drejtues, nuk më kanë thënë asgjë. Nuk kam menduar kurrë që të largohesha, pasi isha në klubin më të madh në botë”, deklaroi Scholes me krenari. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP