Seedorf zbulon se si Interi mund të mposht Barcelonën në Champions
Ish-mesfushori i njohur Clarence Seedorf ka shprehur besimin e tij se Interi mund ta kalojë Barcelonën në fazën tjetër të kompeticionit evropian, gjatë një interviste për gazetën La Repubblica. Sipas Seedorfit, për të arritur këtë sukses, skuadra zikaltër duhet të tregojë tjetër “fytyrë” sonte.
“Do të duhet maturi, vetëdije për faktin se kanë mposhtur tashmë disa nga skuadrat më të forta të Evropës, rezistencë dhe një instinkt vrasësi,” u shpreh Seedorf.
Seedorf, me përvojën e tij si lojtar në nivelet më të larta, nënvizon rëndësinë e aspektit psikologjik në ndeshjet vendimtare si kjo: “Humbjet e fundit do t’u shërbejnë si motivim. Interi duhet të tregojë më shumë forcë mendore. Nëse hyn me këtë qasje, atëherë do ta bëjë shumë të vështirë për Barcelonën”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

