FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Seferi: Alban Hoxha është super çun, por do i përgjigjem në fushë!

Taulant Seferi është gati për derbin e kryeqytetit. Sulmuesi i bardhebluve shpreson të provojë emocionet që të dhuron fitorja në derbi, teksa prek disa tema në konferencën për shtypin.

“Po ecën mirë dhe shpresoj që nesër të jemi me të njëjtin ritëm. Ta marrim me qetësi dhe vëmendje dhe shpresoj të triumfojmë. Tifozët? Më mungojnë shumë. Edhe në derbin e kaluar ishte pa tifozë dhe është ndrysim dhe mungesë e madhe edhe për ne dhe për futbollin shqiptari.

Futbolli nuk është individual, jemi kolektiv, po e marrim me qetësi dhe me përqendrim të madh. Në ndeshjen e parë me ta kisha 6 muaj pa luajtur, kisha probleme, tani jam mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alban Hoxha ka thënë se nuk i shënoj dot? E përshëndes Albanin shumë se është ‘super çun’, por do e shohim në ndeshje. Rasti i humbur në ndeshje? Më kujtohet, por s’kemi ç’bëjmë, kështu është futbolli”, u shpreh Seferi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?