Sekretari i Federatës Serbe: Turneu më i madh në histori, katalizator për të thyer barrierat

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027. Së fundmi ka patur një reagim edhe nga sekretari i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, i cili e vlerësoi këtë vendim të UEFA-s si shumë domethënës.

“Ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në historinë e Serbisë, një ngjarje që do t’i tregojë botës se çfarë është e mundur kur njerëzit fokusohen në një qëllim të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit. Si i tillë, ai përfaqëson një trampolinë për përmirësimin e stadiumeve dhe ambienteve të tjera të futbollit në të gjithë vendin, me mbështetjen e UEFA-s. Do të krijohet një trashëgimi e qëndrueshme që do të frymëzojë brezin e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve të futbollit në të dy vendet.

Në fund të fundit, ne kemi ambiciet tona dhe besojmë shumë në gjeneratën e lojtarëve tanë të rinj që do të udhëhiqen nga trajneri Aleksandar Kolarov në këtë garë madhore. Besojmë gjithashtu se ky organizim do të jetë një prelud për të pritur ndeshjen finale të një kompeticioni evropian për klube, ndeshje që do të luhej në Stadiumin e ri Kombëtar”, u shpreh Radujko.

Dy vendet organizatore do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

 

 

SHKARKO APP