Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s Infantino: Shqipëri-Serbi mund të përsëritet në një vend neutral
Pas takimit të komiteti ekzekutiv, Platini nuk doli para gazetarëve, të cilët paraqitën interes për disa çështje të mbetura të hapura, si ndeshja Shqipëri-Serbi, si dhe mbi dyshimet për korrupsion UEFA-Rusi për të cilën është përfolur emri i Platinisë.
Pamje te dhunes se ushtruar ndaj futbollisteve shqiptare, BeogradIshte Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, i cili doli para mediave botërore. Infantino për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka folur edhe për Kosovën dhe Shqipërinë, sidomos rreth ndeshjes me Serbinë dhe vendimin e UEFA-s, që u pasua me një sërë reagimesh e protestash nga shqiptarët e revoltuar të cilët vendimin e kanë konsideruar si vendim politik dhe të njëanshëm.
Pyetjes a ishte i njëanshëm dhe politik vendimi i fundit i UEFA-s që favorizoi Serbinë, Gianni Infantino, iu përgjigj se vendimi në fjalë nuk ishte i UEFA-s, por i një komisioni të pavarur displinor. “Komisoni në fjalë ka përfaqësues të vendeve të ndryshme evropiane. Komisioni pasi ka dëgjuar për më shumë se 7 orë argumentimet e palëve në Komisionin e Apelit, UEFA është tërhequr për të marrë vendimin mbi kërkesat e paraqitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe. Ai la në fuqi vendimin për humbje 3-0 të Shqipërisë me Serbinë. Por nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë”, deklaroi Infantino.
Pyetjes se sa Komisioni Disiplinor ka marrë parasysh dhunën në stadium, dhe pse UEFA nuk dënoi dhunën e policisë dhe huliganëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit me 14 tetor, ku u panë edhe sulme fizike dhe parrulla antishqiptare me plot elemente raciste, çka edhe pasuan revoltat dhe protestat, edhe para selisë së UEFA-s kundër njëanshmërisë në vendimet e saj, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s Gianni Infantino iu përgjigj se “ajo çfarë u pa në Beograd, respektivisht në stadiumin e Partizanit me 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin, dhe ato skena janë të papranueshme për UEFA-n. Prandaj UEFA ka dënuar këto akte të dhunës nga ana e huliganëve dhe policisë serbe mbi futbollistët shqiptarë në Beograd”. Sa i përket reagimeve dhe akuzave të tifozëve shqiptarë gjatë protestave, Infantino tha se nuk është e natyrës sonë t’i komentojmë.
Në Zvicër mund të përsëritet ndeshja Shqipëri-Serbi Pamje te dhunes se ushtruar ndaj futbollisteve shqipta ne Beograd, Serbi
I pyetur nëse mund të përsëritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe në cilin vend mund të zhvillohet kjo ndeshje nëse ndodh, Gianni Infantino u përgjigj se “është e mundur përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferueshëm, pse jo, edhe ndonjë tjetër vend evropian neutral pa prezencën e publikut”.
Infantino: Kosova së pari të loboj për anëtarësim në OKB, pastaj e ka më të lehtë anëtarësimin në UEFA
UEFA ka publikuar zyrtarisht planin për krijimin e Ligës së Kombeve, turne që do të zhvillohet në mes të shtatorit dhe nëntorit të vitit 2018. “Garat do të zhvillohen në 52 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, të cilat në bazë të koefiçientëve do të ndahen në katër divizione, e më pas në disa grupe. E them me keqardhje se përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të jetë aty, nëse ajo nuk është anëtare e UEFA-s apo e FIFA-s…” shtoi Infantino.
Sipas sekretarit të UEFA-s, Infantino, “Kosova nuk duhet të humbë kohë. Nëse ajo dëshiron ta shoh veten si anëtare të UEFA-s, së pari duhet të loboj për anëtarësim në OKB, pastaj e ka më të lehtë të anëtarësohet në UEFA”. Për ‘Presheva jonë’ , ai pohoi se shqiptarët kanë dëshmuar se janë futbollistë të shkëlqyer, jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në Evropë .
“Futbollistët shqiptarë, të cilët sot po mbajnë gjallë dhe avancojnë ekipet evropiane, përfshirë këtu edhe Zvicrën, në fakt janë në UEFA. Po a mjafton kjo e tëra për të qenë Kosova anëtare e UEFA-s? Sigurisht që jo, sepse në organizatën tonë janë disa rregullore, të cilat nuk mund t’i përjashtoj UEFA veçanërisht për Kosovën, kur ato vlejnë për të gjitha shtetet e reja të botës apo ato në tranzicion, të cilat ende nuk njihen nga komunieti ndërkombëtar”.
Prandaj, vijoi ai, nuk dua të spekuloj, por Kosova nuk mund të luaj në Ligën e Kombeve 2018 pa anëtarësimin e saj në OKB. “Kosova, para se t’i ofrohet UEFA-s, duhet së pari të loboj për anëtarësim në OKB, pastaj me ne e ka me të lehtë”, deklaroi zyrtari i lartë i UEFA-s, Gianni Infantino për ‘Presheva jonë’, në Zvicër.
KOHA JONË SONDAZH

