Selmani dhuron spektakël në Turqi, pret çdo gjuajtje në kuadrat (VIDEO)

Gentian Selmani ka zhvilluar një ndeshje fantastike në fitoren minimale të Bolusporit në Ligën e Parë në Turqi, ndaj skuadrës së Altaj.

Selmani është zgjedhur lojtari i ndeshjes me meritë, teksa arriti të priste plot 8 gjuajtje të kundërshtarëve, ku 2 prej tyre ishin ndërhyrje vendimtare. Portieri shqiptar ishte i pakalueshëm në ndeshjen e sotme, teksa arriti të shmangë pësimin e golit, pavarësisht dominimit absolut të skuadrës së Altaj.

Golin e fitores për Bolusporin e shënoi Gymyshkaja në minutën e 34-t me penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?