Serbët: Jeni kokëfortë dhe frikacakë, që refuzoni të riluani ndeshjen

Mediat e tyre thonë se shqiptarët janë kokfortë dhe frikacakë, pasi nuk kanë pranuar që ndeshja Serbi-Shqipëri të riluhet.

“Komisioni Apelit nuk e ndryshoi vendimin e Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila ishte ndërprerë pas hyrjes së huliganëve serbë në fushë. Por, para mbledhjes së tij, të dy vendet kishin mundësi të arrinin një marrëveshje për përsëritjen e ndeshjes, por drejtuesit e Federatës së Futbollit të Shqipërisë e refuzuan këtë ide”shkruane përditshmja serbe, “Kurir”.

Ajo shprehet e befasuar me këtë vendim të palës shqiptare, duke i cilësuar drejtuesit e saj, si kokfortë dhe frikacakë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i FSS-s, Zoran Lakovic, rrëfen se FSHF nuk pranoi që ndeshja të përsëritet, gjë që edhe vetë kreu i FSHF-së, Armando Duka, e pranoi vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte një propozim që ishte me pëlqimin dhe miratimin e UEFA-s para fillimit të seancës. Por, ne nuk arritëm marrëveshje që ta zhvillojmë një ndeshje të re pasi shqiptarët nuk duan të luajnë”, ka thënë ai.

Duka nuk e ka pranuar propozimin e palës serbe, duke qenë se shpreson që Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë të marrë një vendim në favorin tonë, ndryshe nga UEFA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?