Serbia rrezikon të përjashtohet tre vjet nga UEFA…Apo një paralajmërim i CAS!

Në prag të mbledhjes së Komisionit të Arbitrazhit Sportiv, CAS, në Lozanë të Zvicrës, që do të japë një vendim përfundimtar për ndeshjen eliminatore Francë 2016, luajtur më 14 tetor mes Serbisë dhe Shqipërisë, zv. presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Ivan Curkovic lëshon një paralajmërim për tifozët e vendit të tij. Curkovic, i cili njihet për afrimitetin e tij me presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, pretendon se Federata Serbe e Futbollit por dhe ajo kroate rrezikojnë të përjashtohen nga 3 deri në 5 vjet për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës. Dënimi sigurisht, nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por rastet e përsëritura të dhunës nga ana e serbëve mund të shtyjnë Qeverinë e Futbollit Ndërkombëtar, t’i kërkojë UEFA-s që të përjashtojë Serbinë nga të gjitha aktivitetet, duke përsëritur rastin e Anglisë 3 dekada më parë, që i dha fund dhe huliganizmit nëpër stadiume. Gjithashtu dhe Federata kroate dhe ajo malazeze rrezikojnë, pasi kanë jo pak precedentë dhe organizmat ndërkombëtarë të futbollit kanë përgatitur një dosje të trashë me materiale për të mbështetur vendimin e tyre. Gjithsesi në rastin e ndeshjes me Shqipërinë, UEFA tregoi se incidentet nuk janë ndonjë problem i madh për të pasi i dha fitoren 3-0 Serbisë në tavolinë. Ky vendim, dhe deklaratat e fundit të numrit dy të federatës serbe duken disi paradoksale, por megjithatë, nëse a mos është një mesazh ndoshta se Shqipëria do të marrë 3 piëkt nga CAS? Dhe ndoshta tifozët serbë duhet të përgatiten që të pranojnë vendimin, teksa u është sugjeruar se masat ndëshkuese mund të jenë shumë të më rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?