SERIA A/ Fitojnë me vuajtje Atalanta dhe Napoli, ndalet Roma (VIDEO)
Seria A ka qenë e mbushur me gola në mesditën e sotme. Atalanta bën detyrën ndaj Udineses duke fituar 3-2, me vështirësi. Muriel shënoi dy gola në fraksionin e parë, ndërkohë që Pereyra rihapi sfidën. Zapata shënoi golin e tretë, ndërkohë që për bardhezinjtë do të shënonte Stryger-Larsen.
Me shumë vuajtje mori 3 pikët e radhës edhe Napoli, që mundi 4-3, Critoonen. Insigne, Osimeh dhe një Mertens me një super gol venddosën 45 minutat e para. Gjithsesi Simy me dopietë dhe Mesias vendosën baraspeshën në fillimin e pjesës së dytë. Goli i Di Lorenzos do nderonte Gattuson.
Gabon Roma, që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Sassuolos. Pellegri dhe Peres shënuan për verdhekuqtë, ndërkohë që Traore dhe Raspadori realizuan për vendasit. Lazio mori një fitore të mundimshme 2-1 në shtëpi ndaj Spezia, në një takim që shënoi përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve pas një ndërhyrje të rëndë të miqve në fund të takimit./R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

