SERIA A/ Juventus përmbys Parmën, Ismajli ndal Interin (VIDEO)
Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke mposhtur 3-1 Parmën me përmbysje në Torino. Skuadra nga Tardini kaloi e paranë avantazh me një super gol të Brugman nga goditje e dënimit në minutën e 25-të.
Bardhezinjtë u zgjuan në fundin e pjesës së parë duke barazuar me Alex Sandron, ndërkohë që braziliani do të shënonte sërish edhe në fillimin e pjesës së dytë. Juventus vulosi fitoren me de Ligt në minutën e 68-të, teksa holandezi realizoi me kokë.
Interi kryesues bën ndalesën e dytë radhazi, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Spalit të Ismajlit. Diego Farias shënoi në minutën e 12-të, ndërkohë që Ivan Perisic do të barazonte në minutën e 39-të. Pavarësisht përpjekjeve të zikaltërve në pjesën e dytë, rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

