Serie A e dashuruar pas Cavanit, jo vetëm Inter, në skenë del edhe Roma
Serie A vijon të jetë e fiksuar pas Edison Cavani, një sulmues i cili pavarësisht moshës, mbetet në modë në Itali. Zërat e fundit flisnin për një kalim të sigurt tek Atletico Madrid por ja që në Spanjë kanë një tjetër version. Sipas të përditshmes AS, e ardhmja e Cavanit nuk është në Madrid, nuk do të transferohet tek Atletico pasi trajneri Simeone dhe stafi drejtues kanë kthyer vështrimin nga Milik. Atletico ka gati një ofertë prej 40-50 milion euro për Napolin dhe afro 5 milion euro në sezon për sulmuesin polak, dyfish më shumë se sa përfiton aktualisht tek blutë.