FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezon pa trofe, Griezmann humb durimin tek Atletico

Një sezon i mbyllur pa trofe nga Atletico Madrid ka bërë që të humbasë durimi për Antonie Griezamnn. Sulmuesi ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga skuadra e Diego Simeones.

Ylli francez i ka kërkuar klubit që ta shesë gjatë kësaj vere, pasi dëshiron të provojë diçka të re në një ligë tjetër. Griezmann me anë të një letre ka njoftuar zyrtarët e skuadrës së Atletico, se ka ardhur fundi i tij në Madrid.

24-vjeçari dëshiron të transferohet në Angli te Manchester United, skuadër e cila është gati të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e tij. Griezmann përveç United po kërkohet edhe nga Real Madrid, Manchester City dhe PSG dhe me këto oferta që ka, e ardhmja e sulmuesit duket e sigurt larg Atletico Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?