FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezoni 2014-2015, kur futbollistët e Chelsea talleshin me Arsenalin. Hazard nuk përmbahet (Video)

Sezoni 2014-2015, ashtu si i fundit ishte i rëndësishëm për Chelsa-n pasi bënë të tyrin titullin kampion në “Premier League”. Në një nga konferencat për media të mbajtur nga blutë e Londës në fund të kampionatit nuk mund të harrohet një shaka e hidhur e tyre për Arsenalin.

Portali “SPORTBible” sjell për të gjithë ata që e kanë harruar këtë moment gazmor. Teksa futbollistët pyeten nga një gazetar se cili është ekipi më i mirë në botë në këto momente, i pari që përgjigjet është kapiteni John Terry: “Barcelona ose Real Madrid”.

Deri këtu asgjë e veçantë derisa të përgjigjej mbrojtësi Ivanoviç: “Personalisht për mua janë të dyja…Arsenali…ose…çfarë, çfarë nuk shkon me Arsenalin.”

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të shpërthejnë në të qeshura me Eden Hazard që nuk përmbahet dot: “O zot, ai tha Arsenal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Arsenali prej 13 vitesh nuk arrin të jetë fitues i kampionatit dhe për më shumë që në mjaft edicione ka lënë për të dëshiruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?