Sezoni i “artë” për Thomas Strakoshën, portieri i tretë më i mirë në Europë

Babai i tij Foto duhet të jetë shumë krenarë. Çdo ditë që kalon, djali i tij Thomas bëhet edhe më i madh, duke arritur deri atje sa të errësojë mitin e tij. Foto në Shqipëri nuk është një personazh i zakonshëm. Ai ka qenë kapiten i Kombëtares shqiptare në vitet ’90, dhe vazhdon të jetë një ikonë e futbollit në vendin e shqiponjave. Thomas, për katër vjet si portier i Lazios ka arritur që të fitojë tri trofe, duke arritur në nivelin e Fotos vetëm në moshën 25 vjeç.

Vlerësimi i fundit me të cilën mund të mburret lojtari i Lazios është fakti se ai është portieri i tretë më i mirë në Europë këtë sezon. Renditja hartohet jo në bazë të numrit të golave ​​të pësuar apo të pritjeve efektive, por në bazë të përqindjeve të pritjeve

Strakosha neutralizoi 77.88% të goditjeve të marra gjatë këtij sezoni. Në pesë ligat kryesore evropiane, vetëm portieri i Liverpoolit, Alisson (80.36%) dhe ai i Reims, Rajkovic (79.07%) kanë statistika më të mira se ai. Portieri i Lazios ka pësuar 23 gola në 26 ndeshje në Seria A, duke qenë mbrojtja më e mirë. Merita nuk mund të jetë vetëm e tij, por edhe e prapavijës bardhkaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Podiumi evropian si portieri tretë më i mirë këtë sezon i shtohet arritjeve të portierit shqiptar. Deri më tani ai ka fituar Superkupën e Italisë në vitin 2017, Kupën e Italisë në 2019 dhe sërish Superkupën dhjetorin e vitit të kaluar. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Tottenham Hotspur tracking Lazio goalkeeper Thomas Strakosha ...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?