Shansi që peshëngritësit tanë të dalin negativ në testin e dytë, pothuajse zero

Skandali i dopingut të peshëngritjes shqiptare, në pjesën më të madhe të rasteve – për të mos thënë gjithmonë – mban emrin e Stanazololit, një substancë e përdorur gjerësisht për shërbime terapeutike, te kafshët dhe te njerëzit.

E përdorur prej mëse 30 vitesh në sportet individualiste, ndërkohë mjeku sportiv dhe agjenti i dopingut i WADA-s në Shqipëri, Mel Ostreni, tregon diçka më shumë se çfarë është kjo substancë dhe si ndikon te sportisti.

Stanazololi është një hormon sintetik mashkullor, të cilin nuk e prodhon trupi i njeriut, por industria farmaceutike për qëllime terapeutike. Është një hormon sintetik mashkullor i ngjashëm me testosteronin, por shumë më i fuqishëm dhe me më pak efekte anësore. Praktikisht përdoret në shëndetësi në shumë fusha, aty ku e kërkon nevoja e pacientit, por jo në sport. Ky hormon bën fryrjen e fibrave muskulare, por edhe i than ato, i shndërron nga të kuqe në të bardha. Fibrat e bardha, për dijeninë e teleshikuesve, janë fibrat e shpejtësisë së madhe, të shpërthimit, kështu që edhe sporti i peshëngritjes futet në këto sporte të quajtura shpërthyes, që nuk zgjasin shumë në kohë, por janë momentale”, u shpreh Mel Ostreni, mjek sportiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara aktiviteteve të rëndësishme si Europiani apo Botërori, Agjencia e Dopingut në Shqipëri është e detyruar të kryejë analiza me nismën e saj, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak mosmarrëveshjesh dhe mungesë fondesh, duke qenë se një analizë kushton rreth 500 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, mjeku Ostreni ka marrë analizat e Godellit për herë të fundit, përpara largimit për në Greqi.

Unë u kam marrë këtyre sportistëve këtë analizë në fillim të vitit 2014, kur neve na erdhi një urdhër i WADA-s për t’i kontrolluar ata. Nga qershori i 2014-s, rezulton të kemi marrë kontrollet e peshëngritësve, por edhe sportistëve të sporteve të tjera individuale, sepse WADA ka për detyrë të kontrollojë sportet individuale. Përgjigjja e tyre ka qenë negative”, shprehet më tej Mel Ostreni.

Si në rastin e Romela Begajt, ashtu edhe atë të Daniel Godellit, por përgjithësisht në raste të tilla, rrallë sportistët shqiptarë e pranojnë, duke u fshehur e u justifikuar me ‘provën B’ të analizave, por çfarë do të thotë kjo analizë dhe a ka mundur ndonjëherë në histori që ‘analiza B’ të rrëzojë ‘analizën A’?

Në përgjithësi, me aq sa di unë, nuk e ka rrëzuar asnjëherë, sepse është i njëjti kampion urine që ndahet në dy pjesë. Sa për sqarim ndaj publikut, nëse prova A bëhet nga pikëpamja cilësore, domethënë ka apo s’ka substanca të ndaluara, në provën B bëhet kontrolli edhe nga ana sasiore, duke nxjerrë disa të vërteta si: sa është doza e marrë, për sa kohë është marrë dhe sa kohë ka zgjatur marrja e saj”, përfundoi deklaratën mjeku Ostreni./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?