Shaqiri, marrëveshje me Interin

Xherdan Shaqiri ka arritur marveshjen me kushtet të cilat ia ka ofruar Interi.

Futbollisti  Xherdan Shaqiri, ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane, Inter.

Sipas portalit të transferimeve në Itali, Gianluca Di Marzio, Xherdani është pajtuar me kushtet që ka ofruar Interi  që përfshinë një pagë 2 milionë eurosh në sezon plus bonueset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu do ta ketë një vend të sigurt në 11-shen e parë të Interit, ҫka ishte një nga kërkesat bazë të lojtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, për t’u kompletuar e gjithë marrëveshja, tani Interit i mbetet të merret vesh me Bayern Munichun.

Zikaltërit kanë gati 2 milionë euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe 12 milionë të tjera për blerjen e kartonit të tij gjatë verës.

Në anën tjetër, Liverpooli ka bërë ofertë më të mirë te bavarezët duke ofruar më shumë para, por mbetet që edhe dëshira e Shaqirit të vendos për një transferim në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?