Shaqiri pritet si hero në Milano, mbi të gjithë valëvitet flamuri kuqezi

Xherdan Shaqiri pritet si hero në Milano. Kanë dalë me qindra tifozë zikaltër në pritje të lojtarit me origjinë shqiptare, që la Bajern Mynih, për të kaluar në radhët e klubit të Seria A, vetëm një ditë më parë. Por mes tyre ka edhe shqiptarë. Një tifoz shqiptar ka shpalosur flamurin kuqezi, dhe jo atë të Inter, në pritjen që i është bërë Shaqirit. Edhe pse ka zgjedhur të luajë me përfaqësuesen zvicerane, shumë shqiptarë krenohen me Shaqirin dhe konsiderojnë atë një ndër sportistët më të mirë me gjak shqiptari në arenën ndërkombëtare. Ai kaloi për 14 mln euro nga kampionët e Gjermanisë tek Interi, duke qenë kësisoj futbollisti me origjinë shqiptare, më i kushtueshëm në historinë e merkatos. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?