FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shaqiri tregon arsyen për të cilën do të largohej nga Stoke City

Xherdan Shaqiri ka hedhur poshtë pretendimet se do të largohet këtë verë nga Stoke City, por ka lënë të kuptohet se nëse vjen ndonjë ofertë e mirë nga ndonjë skuadër e madhe, do të shqyrtohej.

Ylli i Stoke nga prejardhje nga Kosova, ka thënë se nga stadiumi ‘Bet365’ do të largohej vetëm për një klub të madh.

Reprezentuesi i Zvicrës iu bashkua Stokes nga Interi, në verën e vitit 2015, dhe shumë shpejtë është shndërruar në një yll te skuadra nga Premierliga.

Swiss Digital Desktop Reklama

25 vjeçari ka ditë që është i lidhur me një lëvizje të mundshme gjatë afatit kalimtar veror, por ai ka zbuluar se ndryshimi i skuadrës nuk është një prioritet për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë kam një kontratë me Stoke deri në vitin 2020”, ka deklaruar Shaqiri për Blick.

“Nëse unë do të largohem nga Stoke, do ta bëj vetëm për një hap të madh në karrierë”, ka shtuar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?