Shehi: Duam fitoren e tretë radhazi, na kthehen disa lojtarë!
Tirana është në kërkim të fitores së tretë radhazi, që do të ndodhte për herë të parë këtë sezon. Ky është synimi i Tiranës së Shehit përballë Kastriotit, me bardheblutë që kanë marrë fitore ndaj Vllaznisë dhe Bylisit.
“Nga statistikat është e vërtetë, nuk kemi bërë tri fitore radhazi. Është mundësia për t’u ringjitur dhe marrë fitoren e tretë për objektivat që kemi. Do të futemi me mendimin për të marrë maksimumin e pikëve.
Janë rikthyer lojtarët, por nesër do të vendosim se cilët prej tyre do të aktivizojmë. E rëndësishme është që ata që do të luajnë të jenë 100% në formë për të ndihmuar skuadrën dhe për të dhënë më të mirën e tyre”, deklaroi Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

