FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Duhet të shënonim, këto ndeshje vendosen nga një rast!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shfaqur i pakënaqur me lojtarët e tij pas barazimit 1-1 kundër Bylisit. Strategu i bardhebluve theksoi se gabimet individuale ishin vendimtare për të zgjidhur ndeshjen.

“Duhet të shënonim për të dalë me 3 pikë. Rastet patëm, nuk është se zhvilluam lojë brilante, por hyn te lojërat e mira. Mund të zgjidhnim më mirë, por nuk jam person që analizoj gabimet individuale. Kur shënon përballë skuadrave si Bylisi, çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Seferit i thashë që raste do të ketë prapë, po të erdhi prapë ai shans, shërbe për Torasën.

Skënderbeu dhe Bylisi janë skuadra që mbrohen dhe hapësirat janë të pakta. Po shënove, bëhet gjithçka më e lehtë. Në ato raste që na u dhanë sidomos në pjesën e parë, duhet të shënonim, për të zgjidhur ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rast të mbyll ndeshjen. Menduam që do të kishim raste të tjera, por sa kalonin minutat bëhej më e vështirë. Sulmuesit duan t’i zgjidhin situatat vetë, po të kishte ndodhur në fundin e lojës, jam i sigurt që do të kishte shërbyer Seferi. Menduam që do të kishim raste të tjera”, u shpreh Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?