FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi i kënaqur: Barazimi ishte një rezultat i pranushëm!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shprehur se barazimi ndaj Partizanit është një rezultt i pranueshëm. Strategu i bardhebluve sqaroi edhe çështjen e sulmuesit Danso, duke thënë se tani e meriton vendin e titullarit.

“Kemi pasur një ecuri të mirë. Gjithçka nuk varet nga ne. Kualifikimin për në Europë e kemi në dorën tonë, pasi kemi ndeshjen me rivalët direkt. Danso? Çështja e tij, dihej nga të gjithë. E aktivizuam te U-21. Donte të luante futboll me çdo kusht. E ftonim në grumbullim dhe nuk vinte. Pas U-21 e ftova dhe i thashë nëse je gati mund të vish në skuadër. E kam aktivizuar në ndeshjet e fundit dhe sot e nisa me të nga fillimi. Është pjesë e skuadrës dhe me performancën që bëri sot, meriton vendin e titullarit. Nuk ka trajner në botë që e pranon, që lojtari të thotë ose dua të luaj titullar ose largohem nga grumbullimi. Në stërvitje është paraqitur mirë. Unë nuk e kam vendin me tapi, aty është dhe mund të luajë.

Asnjë gjuajtje në portë? Të jem i sinqertë, e përgatitëm ndeshjen që të niseshim shpejt. Donim të kërkonim sa më shpejt thellësinë. Nuk i shfrytëzuam rastet. Është e qartë që kur luan pas rivalëve, ne me barazimin në fund do e pranonim. Rrezikuam ta pësonim, kur po luanim para. Më mirë barazimi dhe jemi 3 pikë pas rivalëve sesa të humbnim dhe të ishim 4 pikë.”, tha Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?