FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Kastrioti ekip që të hap probleme, do të jetë sfidë e luftuar!

Tirana nesër do të ketë një tjetër ndeshje delikate ndaj Kastriotit për kualifikimin në Kupat e Europës. Para kësaj ndeshje, e cila zhvillohet në “Selman Stermasi” në orën 16:00, foli trajneri i kampionëve në fuqi, Orges Shehi.

“Kemi thënë se çdo skuadër ka objektivat e veta. Kastrioti është kundërshtar që nuk ka marrë pikë në javët e fundit, por të hap probleme sepse edhe ata kanë objektivat e tyre për të arritur. Ne jemi për t’u ngjitur lart, ata janë për t’i shpëtuar fundit të tabelës.

Do të jetë një ndeshje e luftuar nesër. Na ndajnë vetëm 5 javë nga fundit, duhet të jemi të përqendruar, të kujdesshëm dhe të çojmë topin në rrjetë. Kjo javë është shumë përcaktuese për ne, kur marrim gjithë frytet e sezonit. Tirana ka pasur një sezon shumë të ngarkuar sepse ka nisur shumë herët vitin futbollistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kastrioti, që luajmë nesër. Nuk është rivali ynë direkt, por rivali i radhës është më i rëndësishmi. Duhet të bëjmë mirë, të shfrytëzojmë rastet sepse futbolli është edhe lojë momenti dhe duhet shfrytëzuar. Rasti i parë që do na jepet, do duhet ta shënojmë sepse na ndihmon për vazhdimësinë e ndeshjes. Nesër nuk do kursejmë asnjë lojtar për derbin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi edhe mungesa për shkak kartonësh. Do aktivizoj lojtarët që janë në gjendjen më të mirë. Nëse herët e tjera nuk e kemi në dorë, mendoj se kemi shanset tona nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet. Nëse ndodh kjo, mendoj se do jemi brenda objektivit tonë”, u shpreh Shehi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?