Shehi: Kukësi skuadër e vështirë, të zgjidhim sa më parë çështjen e golit!
Tirana do të luajë ditën e nesërme ndaj Kukësit sfidën e kampionatit, e cila është e programuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora 16:00. Në vigjilje të kësaj supersfide ka folur përpara mediave, trajneri i bardhebluve Orges Shehi e ka cilësuar si një nga 9 finalet që kanë mbetur.
“Skuadra e plotë përveç Dansos, gjendja është e mirë, dhe nga ajo që çfarë kaluam një javë më parë skuadra mezi po e pret këtë takim, provimin tjetër që duhet të bëjmë për të marrë pikët maksimale.
Kukësi është një skuadër cilësore pavarësisht se rezultatet i kanë munguar, por në kontingjentin e saj ka lojtarë shumë të mirë, lojtarë që bëjnë diferencën edhe kur je në vështirësi. Koeficienti i vështirësisë është i lartë, na pret një ndeshje e rëndësishme për ne po aq sa e vështirë.
Kemi fanellën që peshon shumë, jemi kampionët në fuqi dhe gjithmonë duhet të kemi të njëjtën sjellje. Në futboll nuk ka të padiskutueshme, sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme për ne, sigurisht që javë pas jave distanca për të rikuperohet pikë ngushtohet, edhe kjo i jep një vlerë më shumë ndeshjes nesër.
Duhet ta kishim zgjidhur edhe më parë çështjen e golit dhe shpresoj të mos ndodhi e njëjta gjë edhe me Kukësin Janë 9 finale, dhe si të tillë duhet ta trajtojmë nesër, duhet të mendojmë për të bërë çdo hap dhe jo për vendin e parë, duhet të mendojmë si duhet të ngjitemi sepse jemi ende në vendin e 5-të”, deklaroi Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

