Shehi: Ndikoi presioni për titullin, duhet t’i shfrytëzonim rastet!
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Skënderbeut. Sipas tij presioni i shtuar te lojtarët e tij ndikoi në mënyrë negative.
“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Do ishim të kënaqur me fitoren. Futbolli është i tillë, duhet ta pranojmë rezultatin dhe të përgatitemi për ndeshjet e tjera. Kemi tentuar të luajmë poshtë shpejt dhe vertikal, për të hapur zonat. Duhet të ishim më konkretë te rastet që na u dhanë. Mund të bënim më mirë, por është e vështirë ndaj një kundërshtari që rri i mbyllur në mbrojtje dhe nuk lë hapësira.
Lojtarët ndoshta ngarkohen më shumë, kur afrohen me kreun apo kur përmendte titulli. Ndoshta ishim më të ngarkuar dhe nuk i shfrytëzuam rastet dhe të shënonim për fitoren. Në disa momente e kemi zgjidhur keq, gjatë javës kemi punuar nga krahët.
Duhet të bënim më mirë, sidomos nga krahët. Nuk donim të luanim në qendër. Kundërshtari atë ka lojë të fortë të marri topin dhe të niset në kundërsulm. Megjithatë kur minutat kalojnë dhe nuk shënon, atëherë gjithçka vështirësohet.
Zgjedhje të tjera? Filozofinë time nuk është të luajmë me krosime dhe me topa të gjatë. Për presionin jam dakord që në një klub objektivat janë madhorë. Por, edhe orari i ndeshjes, i karikon më shumë lojtarët”, u shpreh Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

