FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Nuk duhet të fluturojmë nga euforia, ka edhe shumë ndeshje!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka folur pas fitores me Bylisin, teksa ka thënë se pikët janë shumë të rëndësishme në këtë moment. Strategu i Tiranës është shprehur se lojtarët e tij nuk duhet të “pushtohen” nga euforia.

“Të rëndësishme ishin pikët. Kur mungojnë lojtarët skuadrën dhe manovrën nuk e ke të qartë. E kishim analizuar mirë kundërshtarin. Më vjen mirë që arritëm të shënojmë gol nga goditja standarde. Më të rëndësishme janë pikët. E rëndësishme është të dalim para portës. Nëse shkojmë me shumë veta, te zona e kundërshtarit, normale që do shënojnë të gjithë.

Kur mungojnë shumë lojtarë, sigurisht që nuk është e lehtë. Nuk duhet të na humbasë logjika, që kur jemi para të lemë hapësira mbrapa. Duhet të mos japim hapësira në prapavijë. Jemi të vetëdijshëm, se goli nga momenti në moment do vijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një skuadër kampione, pritshmëritë janë të mëdha, edhe kur ke lojtarë të mirë. Ne do mundohemi të bëjmë sa më mirë. Skuadra duhet të jetë me këmbë në tokë. E kemi që kundërshtaret janë para dhe ne duhet të bëjmë një sforco për të arritur aty ku e meritojmë. Nuk duhet të fluturojmë nga euforia, ndeshjet janë aty”, tha Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?