FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Transfertë e vështirë me Skënderbeun, nuk mendojmë për kreun!

Orges Shehi do të rikthehet sërish në Korçë për të sfiduar Skënderbeun si kundërshtar tashmë në rolin e trajnerit të Tiranës. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide numri 1 i stolit të bardhebluve vlerësoi formacionin e drejtuar nga Migen Memelli duke e cilësuar si një transfertë shumë të vështirë.

“Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë. Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë.

Cale? Nuk është në gjendjen e tij më të mirë, për shkak të kësaj, e ka nisur edhe nga stoli. Është një lojtar që na ndryshon shumë dhe inteligjent. Kur futet ndryshon lojën. Cale është i gatshëm, është në listën për sfidën e nesërme,. Nuk e quaj mungesë, por është një vendim që e marrim nga kushtet dhe nga situata, pasi është një lojtar që na ndihmon shumë. Pjesa tjetër është ën maksimum është stërvitur shumë mirë. Nuk kemi probleme dhe jemi gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taipi tha se më njeh? Mund të më njohin mirë. Lojtarët që kam stërvitur aty janë të paktë, pjesën tjetër nuk i njoh mirë. Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetmë për ndeshjen e nesërme. Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë, ku do të luftojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e  5-të dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur. Ne fund do të bëhen llogaritë”, tha Shehi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?