FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Treguam se dimë të vuajmë, jemi në garë për titull!

Tirana mori një fitore minimale kundër Vllaznisë. Orges Shehi vijon të marrë frytet e punës së mirë të bërë në pankinën e bardhebluve, pasi në harkun e 4 ditëve ka mposhtur dy rivalë direkt për titull dhe është rikthyer plotësisht në garë.

“Është një fitore që të kënaq, pasi treguam se dimë të vuajmë. Nuk mund të bëjmë gjithmonë mirë dhe të dominojmë, por e rëndësishme është që të fitojmë edhe kur vuajmë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, ndonëse nuk ishim në nivelin tonë.

Për mua është e rëndësishme që kemi bërë mirë dhe jemi në garë për titullin kampion, që do të provojmë ta arrijmë deri në fund të sezonit. Kemi edhe 6 javë, ndaj do të bëjmë maksimumin deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy fitoret radhazi? Ndeshjet direkte janë shumë të rëndësishme, pasi fiton dhe njëkohësisht ndal kundërshtarin, megjithatë kam kuptuar që të gjithë sfidat janë të rëndësishme dhe duhet të bëjmë maksimumin në të gjithë takimet që kanë mbetur. Këtë sezon nuk ka ndeshje të lehta, ndaj duhet të bëjmë kujdes dhe të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar”, deklaroi Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?