Shënoi 4 gola në 8 ndeshje, United dëbon sulmuesin e ardhur në janar

Aventura e Odeon Ighalo te Manchester United mund të përfundojë pas vetëm 8 takimesh të luajtura me fanellën e “djajve të kuq”, gjatë të cilave arriti të dërgojë 4 herë topin në rrjetë.

Huazimi i 30-vjeçarit përfundon më datën 31 maj dhe më pas Ighalo do të duhet të kthehet në kampionatin kinez te Shanghai, duke qenë se kampionati i futbollit në Kinë pritet të startojë në muajin korrik.

Klubi kinez e ka bërë të qartë qëndrimin e tij se do të pranonte shitjen përfundimtare të Ighalos vetëm në këmbim të një shifre prej 25 milionë eurosh, të cilën Manchester United nuk ka ndërmend ta paguajë.

Sulmuesi nënshkroi vetëm në ditën e fundit të janarit për t’u bashkuar me “djajtë e kuq”, por shpërthimi i pandemisë Covid-19 e detyroi të qëndrojë për dy javë në karantinë.

SHKARKO APP