FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shënoi golin e përmbysjes ndaj PSG, Mahrez i sinqertë: Ishim me fat!

Manchester City fitoi 1-2 gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ekipi i Pep Guardiolës mori një fitore të rëndësishme në fushën e PSG-së, teksa golin e fitores e realizoi Riyad Mahrez.

“Ishte një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë nuk u shfaqëm të rrezikshëm aq sa duhej, PSG luajti më mire se ne. Në pjesën e dytë i mbyllëm në portë, kjo është forca jonë e vërtetë. Kishim fatin me vete te dy golat që shënuam.

Te goli im, topi u fut mes dy lojtarëve të PSG-së që ishin në mur. Ky është futbolli, kështu që le ta shijojmë këtë sukses. Nuk është se ata shkëlqyen në pjesën e parë, nuk krijuan raste të rrezikshme. As ne, por patëm rastin më të mirë me Foden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë zbritëm në fushë me një dëshirë të madhe, ishim solidë edhe në mbrojtje. Edhe pse nuk zhvilluam ndeshjen më të mirë sipas meje, ia dolëm të fitojmë 1-2. Kualifikimi? Gjithçka është e hapur. Kemi një avantazh të vogël krahasuar me PSG-në, por duhet të luajmë në ndeshjen e kthimit si në pjesën e dytë, madje më mirë se aq“, deklaroi Mahrez pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?