Sherr masiv pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

Pas përfundimit të “El Clasico”-s në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1, situata doli jashtë kontrollit. Në fushë shpërtheu një përplasje e ashpër mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që çoi në një sherr masiv dhe ndërhyrjen e stafit teknik dhe të sigurisë së stadiumit.

Gjithçka nisi në momentet e fundit të ndeshjes, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Pedrit, që u përjashtua nga loja në minutën e 100-të me karton të kuq. Ky vendim ndezi gjakrat në radhët e Barcelonës, ndërsa disa lojtarë të Realit festuan në mënyrë provokuese pranë pankinës kundërshtare.

Sipas raportimeve nga terreni, përplasja përfshiu disa emra të njohur të të dy ekipeve. U pa Vinicius Junior duke debatuar ashpër me Ronald Araujon, ndërsa edhe Mbappé dhe Gavi u përfshinë në një shkëmbim të fortë fjalësh. Stafet teknike të të dy skuadrave ndërhynë menjëherë për të shmangur përkeqësimin e situatës, ndërsa disa futbollistë u desh të ndaheshin fizikisht nga forcat e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lamine Yamal asking Carvajal and Vinicius Jr to meet outside in the tunnel for saying he talks too much.
byu/BlazingFirey insoccer

Swiss Digital Mobile Reklama

Scuffle between Real Madrid and Barcelona bench
byu/977x insoccer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?