FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherri mes Contes dhe Lautaro Martinez, argjentinasi mund të largohet në verë

Mbrëmjen e djeshme pati një përplasje mes Antonio Contes dhe Lautaro Martinezit. Pavarësisht se Interi është shpallur kampion i Italisë pas dominimit 9-vjeçar të Juventusit, sulmuesi argjentinas dëshironte të linte firmën e tij edhe në ndeshjen kundër Romës.

Lautaro nuk ishte në gjendje të gjente rrugën drejt golit, i aktivizuar në minutën e 35-të në vend të Alexis Sanchezit të dëmtuar. Conte, i pakënaqur nga loja e argjentinasit, e zëvendësoi atë me Pinamontin në minutën e 77-të, duke e lënë fushë vetëm 42 minuta.

Lautaro sigurisht që mbeti shumë i zhgënjyer nga ky vendim i Contes dhe e shfaqi zemërimin e tij me një vështrim të rreptë ndaj trajnerit dhe duke goditur me shkelm shishet e ujit ndërsa po kthehej në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri puljez, nga ana e tij, e anashkaloi reagimin e Lautaros, por në një moment kthehet nga stoli dhe i drejtohet me fjalët: “E kuptove, e kuptove, fenomen!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?