Shkëlqeu me tripletë, Valverde: Topi për fëmijët e mirë, mund të arrijmë gjëra të mëdha!

Mesfushori uruguaian Federico Valverde shkroi një kapitull të ri në historinë e Real Madrid, duke realizuar tre gola vetëm në pjesën e parë në fitoren 3-0 ndaj Manchester City në stadiumin Santiago Bernabéu, në një ndeshje të UEFA Champions League.

Me këtë arritje, 27-vjeçari u bë lojtari i katërt në historinë e klubit madrilen që shënon një tripletë në pjesën e parë të një ndeshjeje të Champions League. Historia e Valverdes është edhe një histori sakrifice dhe këmbënguljeje. Ai u rrit në Montevideo, në një familje modeste dhe në kushte jo të lehta jetese, gjë për të cilën vetë futbollisti ka folur shpesh në intervista.

Pas formimit në akademinë e Peñarol, në moshën 17-vjeçare ai u transferua në Spanjë te Real Madrid Castilla. Në sezonin 2017-2018 u huazua te Deportivo La Coruña, përpara se të rikthehej në Madrid në verën e vitit 2018, kur trajneri Zinedine Zidane vendosi ta promovonte në ekipin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjes, mesfushori uruguaian nuk e fshehu emocionin për një natë që do ta mbajë mend gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Topi i firmosur do të jetë për fëmijët e mi. Njeriu ëndërron netë të tilla. Ndoshta kjo është ndeshja ime më e mirë, sidomos për golat. Sot u argëtova shumë, nuk kisha shijuar një ndeshje në këtë mënyrë prej kohësh. Jam i lumtur, por mbi të gjitha për fitoren e skuadrës. Nëse punojmë të gjithë së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha. Faleminderit tifozëve që na mbështesin edhe në një sezon të vështirë”, deklaroi Valverde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?