Shkëlqeu ndaj Empolit, Asllanin në formacionin e javës në Seria A
Sporti E Martë, 21 Janar 2025 13:49
Kristjan Asllani iu përgjigj kritikave në mënyrën më të mirë, duke shkëlqyer në fushë në fitoren 3-1 të Interit përballë Empoli.
Asllani mori vlerësime të shumta pas ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, madje faqja e specializuar e statistikave, “Sofascore” e ka përzgjedhur në formacionin e javës së 21-të të Serie A.
Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.3 dhe duket se tashmë i ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve.

KOHA JONË SONDAZH

