FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëndija zbret në Milano, gati “derbi” kuqezi

Shkëndija e Tetovës nuk mund të ishte favorite ndaj një prej skuadrave më të titulluara në futbollin botëror, por edhe pse me vetëdijen se është “e vogël” ndaj Milanit, e ka marrë me mjaft optimizëm sfidën e kësaj të enjteje.

Mbrëmjen e 17 gushtit, në “San Siro”, kuqezinjtë e Tetovës do të sfidojnë ekipin e trajnerit Montella, ndërsa i kanë lëshuar sfidën përmes një videoje ironike e të veçantë.

Më shumë se 330 milionë euro vlejnë futbollistët e Milanit, ndërsa as një milion euro ata të Shkëndijës. Por, pavarësisht diferencave, ekipi zbarkoi në Milano me një kontigjent të plotë dhe me premtimin e presidentit Destani se nuk do të kalojë pa një shpërblim të majmë, nëse skuadra arrin rezultat pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi tetovar nuk është përballur asnjëherë më parë me një rival të tillë, në këtë fazë, por trajneri Osmani shpreson që të lërë shenjë, edhe pse kualifikimi mbetet një ëndërr.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?