FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shokohuni nga kofiçentët e kompanive të basteve për ndeshjen Barca-Real

Barcelona është favorite ndaj Real Madridi për të triumfuar të dielën në “Camp Nou” dhe për ta fituar krejtësisht Superkupën e Spanjës, edhe pse Barcelona është dobësuar me largimin e Neymar.

Të dielën, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në “Camp Nou” për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, teksa sfida kthyese zhvillohet tre ditë më pas në “Santiago Bernabeu”.

Barcelona do të kërkojë titullin e parë për këtë sezon, për ta nisur me këmbë të mbarë me trajnerin, Ernesto Valverde, derisa Real Madridi, pas triumfit në Superkupën e Evropës, do të kërkojë të fitojë edhe Superkupën e Spanjës, trofe që i mungon që nga koha e Jose Mourinhos, vitit 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për bastoren sportive, “bet365”, Barça është dukshëm favorite dhe fitorja e katalunasve kuotohet me 2, derisa ajo e Los Blancos me 3.30.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që kjo ndeshje të ndahet baras, ka kuotën 4.Derisa për “Bëin”, fitorja e Barcelonës kuotohet me 1.95, ajo e Realit 3.50 derisa barazimi, 4.

Sipas asaj që shkruan AS, triumfi i Barcelonës në Superkupën e Spanjës kuotohet me 1,8 derisa ajo e Real Madridit me 2, çka do të thotë se katalunasit janë favorit për të fituar këtë trofe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?