FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës miraton statutin e ri, zgjedh delegatët

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri të shoqatës, zgjedhjen e delegatëve që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si edhe pranimin e anëtarëve të rinj.

Në fillim të mbledhjes kryetari i SHRFD, Mikel Furxhi, bëri me dije rendin e ditës dhe u shpjegoi anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje procesin e riorganizimit si edhe nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja te anëtarësisë ne FSHF.

Përveç anëtarëve të shoqatës i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i cili vlerësoi punën e mirë që po bëhet nga shoqatat rajonale në zhvillimin e futbollit, qoftë atë të fëmijëve, vajzave dhe futbollin amator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Synimi është që secila Shoqatë Rajonale të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon dhe përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbollit profesionist në vendimmarrje, duke qenë që të gjithë të përfaqësuar. Sigurisht, qëllimi madhor kryesor i Shoqatave Rajonale është shtimi i futbollistëve në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë Luzi i Vogël dhe Akademia Teuta. Subjektet në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës. Anëtarët e SHRFD votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj. Më tej, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFD e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve.

Në fund, u zgjodhën tre delegatët që do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë Julian Godime, Idriz Gashi dhe Fatos Kuci. Kryetari i SHRFD, Mikel Furxhi, shprehu besimin se emrat e votuar nga anëtarësia do të përfaqësojnë me seriozitet shoqatën ne Asamblenë e radhës së FSHF-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?