FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë miraton statutin e ri dhe zgjedh delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF

Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri të shoqatës, zgjedhjen e delegatëve që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Në fillim të mbledhjes së zhvilluar të enjten kryetari i SHRFL, Ridvan Kulli, bëri me dije rendin e ditës dhe u shpjegoi anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje procesin e riorganizimit si edhe nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja të anëtarësisë në FSHF.

Synimi i këtij riorganizimi është që secila Shoqatë Rajonale të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon dhe përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbollit profesionist në vendimmarrje, duke qenë që të gjithë të përfaqësuar. Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë Akademia Brians, Profit Plus (Akademia e Futbollit Lezha), Shoqata e Futbollit FK Shënkolli Lezhë, Iliria SH.A., Sh. Sportive Porto, Kubi i Futbollit Valbona, Besëlidhja, Sport Klub Bulqiza dhe akademitë e klubeve të Kukësit, Laçit dhe Kastriotit.

Të gjitha këto subjekte në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Anëtarët e SHRFL votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj. Më pas, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFD e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, u zgjodhën delegatët që do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë Artan Djala dhe Prekë Pjetrushi. Kryetari i SHRFL, Ridvan Kulli, shprehu besimin se emrat e votuar nga anëtarësia do të përfaqësojnë me seriozitet shoqatën ne Asamblenë e radhës së FSHF-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?