Shorti i Europa League: Inter përballë Sëlltik
Inter do të përballet me Sëlltik në një nga ndeshjet më të forta të 1/16-ve, në Europa League, kurse Liverpuli do të ndeshet me turqit e Beshiktashit. Totenhem do të diskutojë me Fiorentinën një vend në 16 ekipet më të mira të këtij kompeticioni, ndërsa Everton do të përballet me zviceranët e Young Boys. Sakaq, mbajtësit në fuqi të këtij trofeu, Sevilja, do të jenë përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach. Dy ndeshjet me sistem eleminimi, vajtje-ardhje, të Europa League, do të luhen më 19 dhe 26 shkurt 2015. Këtë sezon, fituesi i Europa League do të kualifikohet direkt në fazën "play-off" të Champions League, me shansin, që të sigurojë një vend në fazën e grupeve për edicionin 2015-16. Skocezët e Sëlltik dhe Inter do të përsërisin finalen e vitit 1967 të Kupave të Europës që u zhvillua në Lisbbonë. Interi drejtohet nga Roberto Mançini, ish-trajner i Mançester Siti, dhe e njeh mirë futbollin britanik. Finalja e madhe e kompeticionit të 44-ët të Europa League, që u formua pak vite më parë në bazë të një formati të ri pas bashkimit të Kupës UEFA dhe Kupës së Kupave, do të luhet në “Stadion Narodowy” të Varshavës së Polonisë, më 27 maj 2015.
Europa League, shorti i 1/16-ve:
Young Boys – Everton
Torino – Athletik Bilbao
Sevilla- Borussia Monchengladbach
Volfsburg – Sporting Lisbon
Ajax – Legia Varshav
Aalborg – Club Brugge
Anderlecht – Dynamo Moskë
Dnipro – Olympiakos
Trabzonspor – Napoli
Guingamp – Dynamo Kiev
Vilarreal – Red Bull Salzburg
Roma – Feyenoord
PSV Eindhoven – Zenit St Petersburg
Liverpool – Besiktas
Tottenham – Fiorentina
Sëlltik – Inter
KOHA JONË SONDAZH

