Shorti i Kupës së Mbretit/ Reali me fat, Barcelona “peshkon” rival të vështirë
Sporti E Hënë, 20 Janar 2025 15:04

Ditën e sotme është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit. Real Madrid ishte me fat, pasi u vendos përballë Leganes, një kundërshtar që e ka mposhtur me lehtësi këtë sezon në kampionat.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Barcelonën, që do të përballet me Valencian. Skuadra e Atletico Madrid u vendos përballë Getafes, ndërsa ndeshja tjetër do të jetë mes Real Sociedad dhe Osasunas.