Shpendi me trajner të ri, Ashley Cole merr drejtimin e Cesena-s

Kristjan Shpendi ka një trajner të ri. Cesena ka zyrtarizuar emërimin e ish-futbollistit të njohur anglez, Ashley Cole, si trajner i skuadrës së parë, duke zëvendësuar Mignanin pas barazimit me Frosinone.

Cole ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi rinovimi nëse plotësohen disa kushte të caktuara. Në stafin e tij teknik janë Jack Mesure (zëvendës-trajner), Giorgio D’Urbano (përgatitës atletik), Paolo Stringara dhe Nicola Capellini (bashkëpunëtorë teknikë) dhe Federico Agliardi (përgatitës portierësh).

I lindur në vitin 1980, Ashley Cole ka pasur një karrierë të suksesshme me Arsenal dhe Chelsea, duke fituar 14 trofe në Angli, përfshirë tre tituj të Premier League dhe shtatë FA Cup, duke vendosur një rekord në këtë të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u tërhoq nga futbolli në 2019 dhe filloi karrierën si trajner në ekipet e moshave të Chelsea, më pas në stafin e Kombëtares angleze U21 dhe si asistent i Frank Lampard te Everton dhe i Ëayne Rooney te Birmingham. Në gusht-nëntor 2024, Cole ishte pjesë e stafit teknik të Kombëtares së Anglisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emërimi i Ashley Cole në Cesena shënon një kapitull të ri për klubin dhe për Kristjan Shpendin, duke sjellë përvojë të madhe dhe perspektiva të reja në skuadër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?